MENU
klinika

'Lulëzojnë' shitjet online

COVID-19/Bizneset shërbim në banesë për qytetarët

18.03.2020 - 11:19

Masat e marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e coronavirusit në vendin tonë, kanë penalizuar nje sërë biznesesh, në sektorin e shërbimeve dhe me gjerë, dhe ka ndaluar qarkullimin e qytetarëve, duke bërë që edhe bizneset që lejohen të funksionojnë, në mungesë të xhiros, të vetëmbyllen. Por në ketë situatë, duket se po lulëzojnë shitjet online.

Një vëzhgim i bërë në rrjetet sociale, bizneset qe shesin produkte online po marrin porosi dhe po funksionojnë normalisht, por ka edhe nga ato subjekte që kanë aktivitet fizik, por që këtë periudhë po reklamojnë dhe po ofrojnë më së shumti shitje online, duke iu përshtatur kufizimeve të qytetarëve, për ta bërë më të thjeshtë furnizimin e tyre me produktet që kanë nevojë .

Kjo mundësi ofrohet për produkte të ndryshme, që nga veshjet, produkte shtëpiake apo ushqimore, për ata qytetarë që duan të shmangin fizikisht supermaketet apotë dyqanet e tjera. Porosia e qytetarëve bëhet përmes faqeve zyrtare të internetit të këtyre subjekteve dhe pagesa aplikohet ose me kartë bankare ose cash, në momentin e dorëzimit.

Pavarësisht ndalimit të qarkullimit për pjesën më të madhe të qytetarëve , këto subjekte mundësojnë shitjet duke u pajisur me autorizimin përkatës si dhe aplikojnë një tarifë të caktuar për transportin, në bazë të largësisë. Prej disa ditesh qeveria ka marrë vendim për mbylljen e lokaleve, bareve,restoranteve, bilardove si dhe ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve, deri në një urdhër të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gati lista për të gjithë pensionistët!

“Mos lëviz nga shtëpia”