MENU
klinika

"Gjendja e tyre është normale"

COVID-19/ Mali i Zi konfirmon dy rastet e para

19.03.2020 - 10:06

Autoritetet malazeze kanë konfrimuar mbrëmë dy rastet e para të COVID-19 edhe në Malin e Zi, i cili kishte mbetur i vetmi shtet i rajonit ende i pa prekur nga pandemia e Koronavirusit. Kështu, nuk ka më asnjë shtet në Europë në të cilin nuk ka raste të virusit sipas informacioneve të derimë tanishme.

Kryeministri Duçko Markoviç u tha gazetarëve se pacientët ishin dy gra, të lindura përkatësisht në 1948 dhe 1973. Ai e përshkroi gjendjen e tyre si normale. Dy gratë u kthyen nga SHBA dhe Spanja 12 ditë më parë, tha Marković për Reuters.

Mali i Zi tashmë ka mbyllur kufijtë e tij, ka ndaluar transportin publik, shkollat dhe institucionet nuk po funksionojnë. Vetëm supermarketet dhe farmacitë mbeten të hapura. (REUTERS)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?