29.03.2020 - 10:17
Edhe në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po luftohet përballë pandemisë COVID-19, vjen një lajm i mirë nga Bashkia e Pukës.
Mësohet se 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me nje pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.
MESAZHI I BASHKISË
Mirmengjes me këtë lajm fantastik!
Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.
Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.
Faleminderit ZOT!
Bashkë mund t’ja dalim!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në gjithë Shqipërinë 186 raste
Koronavirusi/ Rritet bilanci, 12 të infektuar vetëm sot
Shkon në 197 numri i personave të prekur
MSH jep të dhënat: 11 raste të reja me COVID 19
Ushqim për ata që jetojnë vetëm
Puka nis me masat/ Bashkia në shtëpitë e të moshuarve
Nis dezinfektimi i qytetit