MENU
klinika

Rrëfimi i Shevchenkos

“Covid-19 po më kujton Çernobilin”

28.03.2020 - 19:46

Një situatë vërtet kritike në mbarë botën nga përhapja e Covid-19 dhe që nuk ishte parë kurrë. Njerëz dhe figura të ndryshme e krahasojnë me Luftën e Dytë Botërore apo me ngjarje të tjera shkatërruese për njerëzimin.

Në Ukrainë është kthyer drama e viteve ’80, pas shpërthimit të centralit të Çernobilit. Edhe ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevçenko, e ka përjetuar atë periudhë të trishtë dhe nuk ka ngurruar të flasë rreth përjetimeve të tij për “Sky Sport”.

“Në këtë moment jam në Londër, jetoj jashtë qytetit, por jam i mbyllur në shtëpi prej thuajse 10 ditësh. Ne, si të gjithë të tjerët, e përjetojmë këtë moment të vështirë me një shpresë se situata do të përmirësohet.

E vetmja gjë që duhet bërë është të respektojmë rregullat e qeverisë, të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mundësinë mjekëve të bëjnë punën e tyre. Të gjithë mjekët në botë, infermierët, apo vullnetarët, po bëjnë një punë të madhe dhe ju jeni heronjtë e vërtetë.

Kam përjetuar një moment shumë të ngjashëm me këtë kur shpërtheu Çernobili. Ai ishte një moment i vështirë, por e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që të mbështetim vendimet e qeverisë, të mos mundohemi të dalim nga shtëpitë.

Shumë persona që mund të infektojnë të tjerët, mund të mos kenë simptomat e virusit. Por nuk duhet të mendojmë vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Do të dëshiroja të përshëndetja të gjithë italianët. Jam gjithmonë pranë jush, ju dërgoj një përqafim të fortë”, – u shpreh Shevchenko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”

Video emocionuese që shpërndau Klopp për mjekët

U nda nga jeta pak ditë më parë

Kaos dhe dhimbje, humb arkivoli i ish-presidentit