MENU
klinika

Edhe ISIS i frikësuar nga koronavirusi

Dikur kërkonin ta sulmonin Evropën, sot largohen prej saj…

15.03.2020 - 20:36

Grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS) ka këshilluar operatorët e saj të largohen nga Evropa e goditur nga koronavirusi, e përshkruar si “toka e epidemisë”.

Sipas gazetës The Sunday Times, botimi i fundit i buletinit të ISIS ‘Al-Naba’ përmban një sere direktivash kundër udhëtimit në Evropë.

Grupi në Lindjen e Mesme, që në të kaluarën inkurajonte terroristët, të sulmonin Evropën, i udhëzoi gjithashtu ata që mund të ishi prekur nga koronavirusi, të mos largohen nga rajoni, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.

Image result for isis coronavirus

Gazeta thotë se “të shëndetshmit nuk duhet të hyjnë në tokën e epidemisë dhe të sëmurit nuk duhet të dalin prej tij”.

ISIS ka humbur shumë tokë në Lindjen e Mesme pas një seri humbjesh, por mbetet aktiv në Irak dhe Siri. Lindja e Mesme është prekur gjithashtu nga koronavirusi, me Irakun ku raportohen 101 raste dhe 10 vdekje.

Europa tani është epiqendra e pandemisë në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Image result for isis coronavirus

Tani Italia është e dyta në botë pas Kinës.

Virusi vdekjeprurës ka marrë mbi 5.300 jetë dhe ka infektuar më shumë se 142,000 njerëz në 135 vende dhe territore, me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ konica.al