MENU
klinika

Mesazhi i Papë Françeskut

“Duajeni njëri-tjetrin, mos i shkoni dëm këto ditë”

18.03.2020 - 17:02

Nga Vatikani, Papë Françesku ka përcjellë mesazhe shumë të rëndësishme për botën. Edhe pse të dielën, sheshi “Shën Pjetër” i Vatikanit ,ku mblidhen mijëra njerëz për të marrë pjesë në shërbesë ishte bosh, Papa e ka përcjellë mesazhin e tij, përmes një interviste për italianen “La Republica”.

“Në këto ditë të vështira, rikthehuni te gjestet e vogla dhe konkrete ndaj njerëzve që kemi pranë, një përkëdhelje gjyshërve, një puthje fëmijëve dhe njerëzve që duam. Janë gjeste të rëndësishme, vendimtare”, – ka theksuar Papa. 

Disa ditë më parë, ai u pa në rrugët e kryeqytetit, Romës, ku vizitoi kishat “Santa Maria Maggiore” dhe “San Marcello al Corso”.

“Iu luta Zotit që të ndalonte epideminë. Zot, ndaloje atë, me dorën tënde! Zbuloni domethënien e gjërave të vogla, të vëmendjes që duhet të tregoni ndaj atyre që ju rrethojnë; familjes, miqve. Kuptoni se në gjërat e vogla gjendet thesari ynë. Mos i shkoni dëm, këto ditë. Ka disa gjeste minimale, që ndonjëherë humbasin në anonimatin e jetës së përditshme, gjestet e butësisë, dashurisë, dhembshurisë që sidoqoftë janë vendimtare, të rëndësishme” – kanë qenë fjalët e Papës, drejtuar njerëzve në mbarë botën,

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!