MENU
klinika

Presidenti i FSHF nuk përjashton asgjë

Duka: Nuk do marrim kallashin ndaj Koronavirusit

09.03.2020 - 23:26

Tashmë edhe në Shqipëri kemi raste të Koronavirusit dhe si pasojë, dy ndeshje sot u luajtën pa tifozë, ndërsa rrezikohet që deri më 3 prill të ndërpriten të gjitha ndeshjet e futbollit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i ftuar në studion e “Pressing”, ka dhënë mendimet e tij rreth ngjarjes më të fundit të ndalimit të ndeshjeve, duke qenë i hapur për situatën dhe duke ndjekur përhapjen ditë pas dite.

“E vështirë të parashikosh në të ardhmen në situatën që ka prekur një pjesë të mirë të botës e Europës. Jeni të informuar që Qeveria ka marrë vendim që të ndërpriten aktivitet publike, në detaje se do të bëhet me aktivitete është një gjë që besoj se do të ketë nesër akte dhe udhëzime.

Por duhet të jetë pjesë e udhëzimit se pasojat janë shumë të mëdha dhe duhet diskutuar, nëse do të luhet apo jo, me apo pa spektatorë. Sot gjetëm zgjidhjen që të luhej pa spektatorë, shëndeti është i pari, futbolli, biznesi e të gjithë të tjerat vijnë më pas. Duhet të gjejmë të mesmen pa pasoja, moszhvillimi i ndeshjeve ka pasoja ekonomike, janë njerëz që jetojnë si futbollistë që luajnë, 5 mijë që iu shërbejnë.

Nëse stopohet, ka pasoja ekonomike, ka të drejta televizive. Ka shumë gjëra që duhet të shohësh. Përveç faktit që nga pikëpamja sportive kur do t’i zëvendësosh, a mund të jesh pjesë e Europës nëse nuk ke mbaruar garën? Duhet gjetur balanca më e mirë e mundshme. Mendoj se ka një lloj paniku se Shqipëria ka dy raste.

Edhe të ishin 4 nuk ka pse të jetë panik kaq i madh, nuk do të isha për masa kaq drastike për ndërprerjen e aktiviteteve. Se masat japin pasoja. A je vërtetë i përgatitur të qëndrosh një muaj pa prodhuar asgjë?

Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite nëse virusi do na mbyllë kaq shumë brenda. Nuk do marrim Kallashin të bëjmë luftë me të. Nuk ka nevojë për panik, sa gripëra kemi kaluar ne…sidomos ne populli shqiptar”, – tha Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi pas rasteve të Koronavirusit

Ndalet basketbolli shqiptar, asnjë ndeshje

Skënderbeu-Kukësi e Vllaznia-Partizani

Covid-19, vendoset çfarë do ndodhë me 2 ndeshjet e sotme