MENU
klinika

Flet presidenti i FSHF-së

Duka: Shpresojmë të mbyllim garat brenda qershorit

30.03.2020 - 22:13

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kontaktuar nga radio “Kiss Kiss” në Itali, ka dhënë mendimin e tij për situatën e futbollit dhe detaje të tjera. Duka vlerëson vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të dërguar në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar koronavirusin në një nga zonat e kuqe të Europës.

“Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali me ka bërë krenar. Me 30 persona nuk mund të shpëtojmë Italinë, por u tregojmë italianëve se jemi afër tyre, siç ata kanë qenë gjithmonë afër nesh. Jemi borxhli ndaj jush. Duhet të jemi gjtihmonë të bashkuar dhe solidarë.

Jemi gjithmonë në kontakt me futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali. Kam folur me Hysajn dhe edhe ai është i mbyllur në shtëpi, është e vështirë që të ruash formën në këto kushte. Por gjëja më e rëndësishme tani është të jemi të shëndetshëm.

Kampionati shqiptar? Ideja jonë është që të mbyllim kampionatin brenda muajit qershor, gjithmonë nëse është e mundur, pasi duhet të shohim se si rrjedhin gjërat me virusin”, – u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF nuk përjashton asgjë

Duka: Nuk do marrim kallashin ndaj Koronavirusit