MENU
klinika

Hetohen pazaret e drogës

Durrës, 12 të shoqëruar për vrasjen e dyfishtë

03.03.2020 - 09:25

Policia e Durrësit ka shoqëruar 12 persona, në lidhje më vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme.

Ende nuk ka informacione mbi atentatorë, të cilët vranë shtetasit Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdija. Grupi hetimor po punon në disa pista, atë të përfshirjes në trafikun e drogës dhe prishjen e pazareve, por edhe ndonjë konflikt i mëparshëm mes viktimave dhe autorëve.

Si ndodhi ngjarja-Krimi u regjistrua rreth orës 19:00 në lagjen nr 14 të këtij qyteti, në rrugën afër tregut të perimeve, ku dy të rinjtë u ekzekutuan nga një makinë në ecje. Viktimë nga atentati mbetën Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vite burg për drogë dhe Anxhelo Avdija 24 vjeç. Policia ka identifikuar targën e automjetit dhe është vënë në ndjekje të autorëve.

Gjendet një mjet i djegur – Një makinë tip “Benz” u gjet e djegur te Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Nga verifikimet rezulton se makina me AA639 është vjedhur.

Dyshohet se objektivi i ngjarjes të ketë qenë 35-vjeçari Dorjan Shkoza, i cili është liruar nga burgu në vitin 2010

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin