Vendet nuk mundet që thjeshtë të bllokojnë popullin e tyre për të mposhtur koronavirusin, kështu shprehet eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.
“Ne duhet të fokusohemi te ata që janë të sëmurë, ata që e kanë virusin, t’i gjejmë dhe t’i izolojmë, të izolojmë edhe kontaktet e tyre”, tha Ryan në një intervistë për BBC.
“Rreziku me karantinat… nëse nuk i vëmë në zbatim masat e forta të shëndetit publik, kur të hiqen këto kufizime të lëvizjes dhe bllokimet, rreziku është se sëmundja do të përhapet sërish”, shtoi ai.
Pjesa më e madhe e shteteve në Europë, SHBA dhe disa shtete në Azi kanë vendosur kufizime të forta duke urdhëruar izolimin e të gjithë popullsisë, ndërsa janë mbyllur edhe bare, restorante e shumë aktivitete të tjera.