MENU
klinika

Elbasan/ "Vetëm tregu ynë është mbyllur"

Fruta e perime shiten në rrugë pa kushte higjieno-sanitare

20.03.2020 - 14:47

Fruta perimet në Elbasan po shiten në trotuare pasi bashkia mbylli tregun agro ushqimor të qytetit në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit. Një pjesë e tregtarëve kanë zënë trotuaret, ndërsa të tjerë kanë marrë me qira ambiente në një ndërtesë të vjetër pranë tregut

Por siç tregojnë këto pamje aty nuk garantojnë as kushtet minimale të higjienës dhe as distancën mes blerësve. Të ndërgjegjshëm për këtë janë edhe vetë tregtarët.

“Vetëm tregu jonë është i mbyllur. Shesin njerëzit nëpër rrugë.” Shqetësimin për kushtet në të cilat blejnë produktet e tryezës i ndajnë edhe qytetarët.

“Njerëzit duke u mbledhur në disa pika, përhapet mikrobi.” Por nga ana tjetër ata thonë se janë të detyruar të blejnë aty, pasi në dyqane apo supermarkete nuk gjejnë fruta perimet e kërkuara

“Situata është anormale, se njerëzit duan fruta perime.” Përsa i përket çmimeve në Elbasan, nuk kanë shënuar rritje të ndjeshme, edhe pse rastet e abuzimeve nuk mungojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Renditja/ Indeksi Europian i Shëndetit

Edhe Kosova mund t’i ‘rrëmbejë’ mjekët Shqipërisë

Inflacioni po gjen stabilitet

Çmimet u rritën 2.2% për gushtin