MENU
klinika

Mbështetja e presidentit Duka

FSHF, mesazh solidarizimi për klubet dhe futbollistët

19.03.2020 - 21:28

Në këto kohë të jashtëzakonshme që po kalon vendi ynë dhe gjithë Europa, solidarizimi dhe mbështetja e ndërsjelltë është rruga më e mirë për të mundur një armik të padukshëm, COVID-19.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Armand Duka ka dërguar një mesazh për klubet dhe futbollistët duke garantuar mbështetje të plotë për ta. “Në emër të Federatës së Futbollit dhe në emrin tim personal uroj të jeni sa më mirë. Në këto ditë të vështira ju ftojmë të bëni kujdes dhe të ruani shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Këtë betejë do ta fitojmë bashkë e do të rikthehemi në fushën e blertë me lojën tonë të mrekullueshme. Na kontaktoni për çdo problem” – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.

Gjithashtu, Presidenti Duka u ka shkruar dhe ka komunikuar përmes video-konferencave më stafin e Federatës së Futbollit në të gjithë vendin dhe ka kërkuar kujdes maksimal në ruajten e shëndetit. Federata e Futbollit qysh prej datës 13 mars ka urdhëruar që stafi të punojë nga shtëpia, ndërsa më herët ndaloi të gjithë aktivitetin futbollistik në vend.

Gjatë këtyre ditëve, vajzat dhe djemtë e kombëtares sonë, kanë ndërmarrë një fushatë solidarizimi dhe ndërgjegjësimi duke u kanë kërkuar qytetarëve tanë të qëndrojnë në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF nuk përjashton asgjë

Duka: Nuk do marrim kallashin ndaj Koronavirusit