MENU
klinika

Dialekti i dorëshkrimit

Gegërisht dhe toskërisht

24.03.2020 - 06:42

Çështja më delikate e këtij dorëshkrimi të vjetër dhe të alfabetit më të vjetër të gjuhës shqipe të përdorur është dialekti i dorëshkrimit. Përkthimi është bërë në dialektin gegë jugor, që në fakt është dialekti i Elbasanit por përmban shumë elemente të toskërishtes që nuk ekzistojnë në dialektin e sotëm të Elbasanit.

Tiparet gege të dorëshkrimit shihen në mungesën e rotacizmit: urdhën, sëmunë, të lutuna, shkruam, pam, mbuluam, mbushun, ikun, në infinitivin me thanë, në kohën e ardhme kini me gjetun. Një tipar i dialektit të Elbasanit është fjala njëme (tani). Në anën tjetër shkruhet kudo në dorëshkrim është tosk dhe jo asht geg. Tiparet e tjera toske janë për shembull të jeç, të diç dhe nuku.

Shuteriqi në shkrimet e tij mbi këtë temë do e merrte këtë përzierje të dialekteve si një dialekt kalimtar. Për fat të keq dihet fare pak mbi dialektet e Shqipërisë së Mesme para shekullit XIX. Ka të ngjarë që teksti të jetë realizuar mbi një përzierje dialektesh.

Edhe nga pikëpamja gjuhësore, Gregori i Durrësit do ishte i besueshëm si autor. I lindur dhe i rritur në Shqipërinë e Jugut, mes Beratit dhe Voskopojës ai duhet të ketë kaluar 15 vjet në Elbasan, para hartimit të dorëshkrimit. Dhe ndoshta ai do të kryente një punë gjigande për ta bërë këtë dorëshkrim të kuptueshëm për shqiptarët e krahinave të ndryshme. Ajo që bie në sy në këtë dorëshkrim është se ka pak fjalë të huaja.

Kjo tregon se autori nuk e pranon islamizimin e plotë të vendit se dhe se donte të përdorte një gjuhë të pastër në alfabetin e tij origjinal. Në të gjithë dorëshkrimin ka vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit