Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë extreme. Një grua e kthyer në 6 Mars nga Italia ndihej keq dhe vajti disa herë në spital në Fier. Nuk u toegooi mjekëve se erdhi nga Italia. Vetëm kur analizat e nxorrën me koronavirus tha po kam qënë në Itali. Si rezultat 18 mjekë dhe infermierë të pavijonit në Fier janë futur në karantinë. Totalisht papërgjegjshmëri. E para ndaj familjarëve të vetë. E dyta nga gjithë personat që e kontaktonin direkt. E treta ndaj gjithë bashkëqytetarëve. Sot në Fier ka 18 mjekë që nuk mund të kryejnë shërbime ndaj personave me probleme, sepse janë në karantinë.
Nuk është problem shëndeti vetëm koronavirus, ka dhe njerëz me probleme në zemër,mëlci vesika stomak, tensioni, diabeti etj,që duan shërbime mjekësore. Por që do e kenë të vështirë në Fier sepse një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë në karantinë. Prej këtij personi totalisht të papërgjegjshëm.Por ka dhe një anë tjetër të medaljes. Personi në fjalë ka ardhur në 6 Mars nga Italia. Në atë kohë Italia kishte shpalluar karantinën në shumë provinca. Shumë shtete kishin ndaluar hyrjet nga Italia ose kishin futur në karantinë të detyrueshme cdo shtetas që vinte nga Italia.
Duhet ta kishte bërë edhe shteti ynë.Me vonesën në ndalimin e hyrjeve apo karantinimin me detyrim të cdokujt që vinte nga zonat e prekura, u la shteg situavate të tilla. Ky person që vinte nga Italia në 6 Mars duvet të ishte në rregjistër karantine. Sot në kushte emergjence kombëtare do kishim 18 infermierë dhe mjekë më tepër në punë nëse do ishte vepruar me shpejtësi seriozitet dhe përgjegjësi. Mungesa e papërgjegjshmërisë si nga ana e shtetit as-tu edhe nga individi sot përkthehet në jetë të humbura. Kur do vëmë mend?