MENU
klinika

Trajtimi për COVID-19

Gjaku i pacientëve të shëruar, kurë për pacientët e tjerë të prekur

31.03.2020 - 19:10

COVID-19 u përhap filimisht në Kinë, ku humbun jetën mijëra persona. Së fundmi 5 pacientë të infektuar me virusin në fjalë u trajtuan prej 12 ditësh me gjakun e pacientëve të rikuperuar, dhe pasi u testuan rezultuan negativ.

 

 

Tre prej tyre janë larguar nga spitali ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas një raporti nga spitali. Plazma e gjakut nga pacientët e kuruar përmban antitrupa që janë krijuar qëllimisht nga sistemet e tyre imune për të luftuar virusin, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët besojnë se metoda, e njohur si plazma qetësuese, mund të trajtojë pacientët më të sëmurë duke forcuar sistemin e tyre imunitar, duke përdorur gjak nga dhuruesit e rikuperuar.

Spitali Third People në Shenzhen, publikoi një letër mjekësore më 27 mars, duke dokumentuar proçesin e trajtimit të pesë pacientëve, të moshave 36 deri në 73 vjeç. Spitali, i cili ka Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Klinike për Sëmundjet Infektive, tha se katër prej tyre treguan temperaturë normale brenda tre ditësh pasi u mjekuan me gjak nga pesë dhurues.

“Ne filluam së pari të përdorim plazmën e gjakut të pacientëve të rikuperuar për të trajtuar pacientët tanë të sëmurë kritik në 30 janar. Ne shpresojmë që ndarja e hulumtimit tonë të mund të sigurojë përvojë klinike të dorës së parë për punonjësit mjekësorë ndërkombëtarë dhe të sjellë shpresë për pacientët e tjerë me koronavirus”, tha Liu Yingxia, zëvendësdrejtori i spitalit.