MENU
klinika

Dështojnë përpjekjet e SHBA

Gjermania i përgjigjet Trump: Nuk ta shes firmën

16.03.2020 - 10:39

Dje mediat gjermane njoftuan se presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar rreth një miliard dollarë për të blerë një firmë gjermane, e cila po hulumton një vaksinë kundër koronavirusit. Trump po ashtu është përpjekur t’i joshë shkrenctarët gjermanë që të shkojnë në SHBA dhe atje të vazhdojnë punën.

Ideja e Trump isthme që të sigurojë një të drejtë ekskluzive të vaksinës së koronavirus. Por përpjekja e Trump duket se ka dështuar shpejt. Pronari kryesor i firmës bioteknologjike “CureVac”, Dietmar Hopp, ka thënë se nuk ja het SHBA-ve as firmën, as rezultatet e hulumtimeve. Hopp deklaroi se nëse arrin të zhvillohet një vaksinë efektive kundër koronavirusit, atëherë ajo nuk duhet të mbrojë njerëzit në rajone të caktuara, por të ndahet në mënyrë solidare me mbarë botën shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në numrin e sotëm. Dietmar Hopp është një prej pasanikëve më të mëdhenj gjerman.

Ai është bashkëthemeluesi i firmës SAP. Skipas listës së Forbesit të vitit 2018 pasaria e tij llogaritet të jetë 10.2 miliardë dollarë. Në shtator 2012 Hopp investoi 80 milion euro në firmën “CureVac”. Në Mars 2015 në këtë firmë investoi46 milion edhe fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Hopp është kritik i ashpër i papërgjegjshmërive të së pasurve. A i thotë se të pasurit duhet të kujdesen për ata që kanë më pak, të kenë shanse të barabarta për të përparuar në shoqëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E duam vaksinën së pari për Evropën"

Gjermania kundër Amerikës