Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia, ku gruaja ishte shtruar, i kanë vënë asaj pseudonimin “gjyshja e hekurt”. Familjarët e të moshuarës thanë se ajo vuante edhe nga diabeti i tipit 2 dhe iu nënshtrua një reahbilitimi, ndërsa simptomat e koronavirusit iu shfaqën para 26 shkurtit.

Mjekët thanë se ajo u kurua me antiviralë dhe se për habinë e të gjithëve trupi i saj filloi të reagonte pozitivisht ndaj trajtimeve.

Ata shtuan se ajo e mposhti sëmundjen në një korë rekord dhe se tashmë është gati të dalë nga spitali e t’i bashkohet familjarëve të saj.