12.03.2020 - 14:41
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka arritur në 98 dhe një person ka humbur jetën.
Ndërkohë, së fundmi mësohet se janë prekur edhe 4 shqiptarë nag Saranda në ishullin e Zkynthos.
Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se janë një dyshe vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini market.
Çiftet kishin udhëtuar me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi jetën ditën e sotme.
Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!