20.03.2020 - 22:14
Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në dhjetë, pasi një tjetër person u raportua i vdekur për shkak të virusit vdekjeprurës.
Viktima e fundit është një grua 93 vjecare, e cila po kurohej në një spital në periferi të Patra të Rio në Greqinë perëndimore. Në këtë zonë janë raportuar edhe rastet e para të të prekurve nga koronavirusi, raportojnë mediat helene.
Këshilltari special i qeverisë, epidemiologu Sotiris Tsiodras, kishte njoftuar më herët të premten se numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi është 495.
Tsiodras deklaroi se mosha mesatare e të prekurve nga koronavirusi është 72 vjec.