MENU
klinika

“Nuk ma fal dot që i prisha planin”!

Haradinaj i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Ramës

01.03.2020 - 11:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante në “facebook” se “Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”.

Haradinaj shkruan në “facebook” se “është i kuptueshëm frustrimi i Ramës ndaj meje, pasi nuk ma fal dot që i prisha planin serbomadh”. Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Rama po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov, pas kthimit nga Moska.

  • Mesazhi i Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Albini mund të jetë gjithçka, por jo shërbëtor i Serbisë!"

Rama sulmon ashpër Haradinajn për taksën