Personazheve të njohur të showbiz-it që kanë reaguar për situatën e koronavirusit duke dhënë këshilla apo mendime personale, i është bashkuar edhe Enca Haxhia.
Këngëtarja flet e revoltuar për gjendjen në të cilën njerëzit janë katandisur, duke u shprehur se e gjitha është e krijuar nga vetë njeriu.
Sipas Encës, humanizmi ka vdekur dhe ne vetë jemi fajtorë për këtë.
“Gjithçka që mund të mendoj për koronavirusin është: Si munden njerëzit t’ia bëjnë njerëzve këtë? Është një virus i krijuar nga njerëzit. Humanizmi ka vdekur”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Për shkak të ndërgjegjësimit të dobët të popullit, qeveria shqiptare ka marrë masat e nevojshme ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur 23.
Viktima e parë e vendit tonë nga Covid-19 u shënua ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.