MENU
klinika

“Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar”

Hygerta Sako në zi, humb njeriun e shtrenjtë!

09.03.2020 - 12:06

Hygerta Sako ka humbur babanë e saj këtë të hënë!

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë moderatorja shqiptare, përmes një postimi në Instagram të një fotoje ku shfaqet me të atin.

Hygerta ka bërë dhe një dedikim për këtë humbje të madhe, që ashtu siç shprehet ajo e ka lënë zemërthyer e shpirtcopëtuar.

Moderatorja njofton gjithë të afërmit se ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 11:00.

“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im ?? Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas muajve të tërë me spekulime...

Hygerta Sako flet hapur për lidhjen e saj

Ju ngelet ju për të thënë nëse ngjajnë

Hygerta Sako prezanton njeriun e saj të dashur