MENU
klinika

Rama me tone të ashpra: Këta horra...

“I ashtuquajturi President dhe opozita po mbrojnë kriminelët”

05.03.2020 - 12:01

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta dhe gjithë opozitës, që sipas tij, mbrojnë kriminelët, që janë subjekt i operacionit “Forca e Ligjit”. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se krimi i organizuar ka gjetur përkrahje nga politika, në momentin që qeveria i shpallu betejën më të skajshme.

“Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat tek i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje tek ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i qarë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vra rë, për dhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhu nohen”, tha mes të tjerash kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës:
“Shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit në ditë me shi, të asaj vajze, por pyesin për shiun e lotëve të shumëkujt, që ka një zë publik, përfshirë dhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit të organizuar. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra vajzave të rrëmbyera, të trafikuara dhe të abuzuara nëpër rrugën e Evropës. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve, që i shohin fëmijët e tyre të droguar, për ata që iu kanë fshirë diellin nga sytë shumë e shumë jetimëve, që kanë mbetur pa baballarë, sepse ua kanë vra rë këta, për të cilët zotrote flet për një tufë me dhi andej.

Unë nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar, sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortje, që e ka tollovitur Shqipërinë 3 dekada me radhë, që e ka tollovitur jetën publike 3 dekada me radhë që falë të gjithë horrave e hipokritëve me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë, e kanë bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve, që shqiptarë nuk janë, por që e ndjekin vendin tonë, shkruajnë e hedhin helm për vendin tonë.

Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat te i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje te ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i çarë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhunohen. Po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore. PO turp nuk ju vjen fare!

Gjithë këtyre njerëzve, që kanë një mikrofon, kanë mundësinë të thonë një fjalë, dhe janë bërë karvanë qorrash për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive ku janë kyçur ata, duke çuar mesazhin se ‘ne jemi me ju. Ju ca prisni? Ngrihuni, bashkohuni dhe bëni atë që duhet bërë, mundësisht na hiqni qafe fiziksisht’! Deri kur ne shpallëm këtë ofensivë dhe kur lufta jonë me krimin se kishte marrë këtë përmasë, po këta, këto viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut, ishin djalli vetë nën sqetullën tonë, mbi prehrin tonë, dhe tani këta u kthyen në disa robë zoti, që duhen marrë në mbrojtje, sepse janë viktimë e qeverisë dhe e shtetit policor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ilir Meta kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë"

Balla: Presidenti po lobon kundër çeljes së negociatave

"Synon vetëm parandalim të krimit"

Lleshaj mbron në Kuvend aktin normativ Anti KÇK