25.03.2020 - 17:38
Kryeministri Edi Rama njoftoi se në muajin prill do të bëhet indeksimi i pensioneve.
Ai tha se janë 20 mln euro që duhet t’u shkojnë pensionistëve përmes indeksimit.
Në diskutimet me ministren Anila Denaj për pensionet Rama tha “ Tani duhet të bëjmë indeksimin, janë 20 mln euro që duhet t’u shkojnë pensionistëve.
Ministrja Anila Denaj siguroi se procesi përfundon javën e parë të prillit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vahdon video-konferencën online me disa ministra të kabinetit të tij.