MENU
klinika

Shifrat

Shpresë në Itali, ulet numri i të vdekurve dhe të infektuarve

22.03.2020 - 18:31

Sërish bilanc i rëndë në Itali, 651 persona të prekur me virusin Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të vdekurve në 5,476.

Në krahasim me ditën e djeshme, janë 143 vdekje më pak.

Lajm i mirë është numri i të kuruarve gjatë ditës së fundit, 952 persona kanë lënë spitalin, 7,024 në total, sipas autoriteteve italiane.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,957 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të prekurve në 59,138.

3,000 pacientë janë në terapi intensive.

Kreu i Emergjencave në Itali, Angelo Borelli tha se 12 punonjës të emergjencave kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.