27.03.2020 - 18:27
Italia shënon numrin më të lartë të humbjeve të jetës që prej përhapjes së koronavirusit në këtë vend.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 969 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë (50 nga dje që nuk ishin llogaritur), duke e çuar numrin total të viktimave në 9,134.
Po gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 4,401 raste të reja, 7.4% më shumë se sa dje.
Persona të shëruar janë 10,950,prej të cilëve 925 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i të prekurve me Covid-19 deri më tani (27.03.2020) është 86.498.