MENU
klinika

Shifrat

Itali/ Rritet sërish numri i të vdekurve në 24 orë

24.03.2020 - 18:28

Rritet sërish numri i personave të prekur me koronavirus që kanë ndërruar jetë në Itali brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, 743 persona të prekur me virusin Covid-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, 141 vdekje më shumë se dje.

Numri total i personave me Covid-19 që kanë humbur jetën shkon në 6820.

Po gjatë ditës së fundit, 894 persona janë shëuar, duke e çuar numrin total të personave që kanë lënë spitalin në 8,327.

Gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar edhe 5,249 raste të reja me koronavirus. Pacientë në gjendje të rëndë janë 3,393.