Qeveria greke vendos të ndalojë qarkullimin në të gjithë vendin duke filluar nga dita e nesërme.
Kryeministri grek Qiriako Miçotaqis ka prezantuar sot masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga ora 06:00 e ditës së nesërme. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në të gjithë vendin, përveç aryte personave që kanë autorizim. Çd qytetar që kërkon të qarkullojë me makinë, më parë duhet të plotësojë një formular që tregon arsyet e qarkullimit.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 15 dhe 624 të infektuar.
“Kushdo që qarkullon duhet të ketë një letërnjoftim policie ose pasaportë. Dhe arsyeja e largimit të tyre duhet të konfirmohet: ose me anë të një dokumenti nga punëdhënësi i tyre- ose nga një deklaratë personale në rastin kur është i vetëpunësuar. Vërtetimi përkatës mund të merret në internet, me telefon ose me shkrim dore”, njoftoi kryeministri grek Miçotaqis.