MENU
klinika

E thotë ministri i sportit

Ka një datë fikse për rifillim e Serie A

18.03.2020 - 20:33

Tashmë ka një ditë për rifillimit e futbollit në Itali. Ministri i Sporteve dhe i Politikave për të Rinjtë, Vincenzo Spadafora, paralajmëroi se Serie A mund të rifillojë në 3 maj.

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e të gjitha aktiviteve futbollistike deri në 30 qershor, zyrtari i lartë i qeverisë italiane theksoi se do të shqyrtohet më pas nëse ndeshjet do të luhen apo pa tifozë. Sipas kalendarit, kanë mbetur pa zhvilluar 12 javë, kurse Interi ka dhe një ndeshje më tepër ende pa luajtur.

“Besoj se Serie A do të rifillojë në datën 3 maj. Po vlerësojmë mundësinë nëse ndeshjet do të luhen me apo pa tifozë. Urojmë që deri atëherë pandemia e koronavirusit të ndërpritet”, – u shpreh për median italiane “TG1” ministri Spadafora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN