Shtyrja e shumë ndeshjeve në Serie A ka krijuar jo pak konfuzion. Mbledhja e radhës e “Lega Calcio” organizoi një kalendar të ri në Serie A, pas urgjencës së krijuar nga “Coronavirus”, që goditi Italinë.
Janë përcaktuar datat e rikuperimeve të lojërave që u shtynë javën e kaluar. Sipas të gjitha gjasave, Juventus-Inter do të luhet mbrëmjen e së hënës së ardhshme, prej orës 20:45.
Ndeshjet e humbura duhet të luhen të gjitha në këtë fundjavë, ndërsa shtyhen sfidat e javëve të tjera të Serie A në bllok, duke ndërfutur njërën prej tyre në mesjavë, në kalendarin ekzistues, midis 12 dhe 14 maj. Në këtë mënyrë do të respektohej mbyllja e kampionatit, më 24 maj.
Pra, ndeshjet e javës së 27-të shtyhen nga fundjava aktuale në atë të ardhshme e kështu me radhë. Më poshtë është propozimi i bërë nga Liga, gjatë mbledhjes së djeshme:
E shtunë, 7 mars: Sampdoria-Verona, në 20:45
E diel, 8 mars: Udinese-Fiorentina, në 20:45
E hënë, 9 mars: Milan-Genoa, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia, në orën 18:30, dhe Juventus-Inter, në orën 20:45
Ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të janë caktuar për fundjavën në vijim të Serie A:
E premte, 13 mars: Verona-Napoli (18:45) dhe Bologna-Juventus (20:45)
E shtunë, 14 mars: SPAL-Cagliari (15:00), Genova-Parma (18:00) dhe Torino-Udinese (20:45)
Të dielën, 15 mars: Lecce-Milan (12:30), Fiorentina-Brescia dhe Atalanta-Lazio (15:00), Inter-Sassuolo (18:00) dhe Roma-Sampdoria (20:45). Atalanta-Sassuolo do të zhvillohet më 18 mars, prej orës 18:30.