MENU
klinika

Flet Igli Tare

“Kampionati Europian 2020 do të shtyhet”

14.03.2020 - 12:52

Të martën, përmes një videokonference me vendet anëtare të UEFA-s, do të diskutohet për Euro 2020, që sipas të gjitha gjasave, do të shtyhet, për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.

Të njëjtin mendim ndan edhe Igli Tare, drejtori sportive i Lazios, i cili beson se kampionati europian i kësaj vere do të shtyhet për vitin e ardhshëm. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare mbështeti ndëprerjen e kampionatit italian deri në datën 3 prill.

“Është më e mira që të respektojm ligjin. Ata na këshillojnë që të qëndrojmë në shtëpi dhe të shmangim kontaktin me njerëzit jashtë familjes. Kampionati italian nuk mund të vazhdonte të luhej. Disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas 3 javësh do ta kuptojmë se sa kohë na duhet të dalim nga kjo situatë. Mendoj se Euro 2020 do të shtyhet për t’i dhënë prioritet kampionateve rreth Europës”, – u shpreh Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës