MENU
klinika

Nga Financial Times

Këtë luftë Erdogan nuk e fiton dot dhe fajin e ka Putini!

04.03.2020 - 19:03

Marrëdhëniet e Rexhep Tajip Erdogan me Moskën, ka provuar të jetë një përvojë poshtëruese.

Udhëheqësi turk u acarua me aleatët e tij perëndimorë pas mungesës së solidaritetit të tyre pas grushtit të shtetit të dështuar kundër tij në vitin 2016 dhe goditjes që pasoi.

Më pas Erdogan kërkoi përmirësimin  e lidhjeve me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai ftoi Rusinë të ndërtonte termocentralin e parë bërthamor të Turqisë dhe tubacionin e gazit në Evropë përmes këtij vendi. Ai zemëroi partnerët e NATO-s, duke blerë një sistem rus të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, Turqia tani është në prag të një konfrontimi të rrezikshëm ushtarak me forcat ruse në veri-perëndim të Sirisë, ku përplasen objektivat e Ankarasë dhe Moskës (siç në Libi).

Putin po ndihmon regjimin sirian në një sulm të egër për të marrë kontrollin mbi të gjithë Idlibin dhe për të shtypur rebelimin kundër Bashar al-Asad një herë e përgjithmonë.

Ankaraja ka shtuar aktivitetet e saj pasi 34 trupa turke u vranë në një sulm të vetëm javën e kaluar.

Por, Erdogan duhet të dijë se kjo është një luftë që ai nuk mund ta fitojë. Megjithatë, ai i ka mbajtur hapur kanalet diplomatike dhe do të zhvillojë bisedime me Putin në Moskë të enjten.

Udhëheqësi turk mendoi se ai do të rifitonte ndikimin dhe prestigjin duke u bashkuar me klubin antiberal të Putinit.

Erdogan e lejoi Putinin të përçante NATO-n.

Tani Erdogan po e ndihmon Kremlinin të përçajë shtetet evropiane, duke inkurajuar refugjatët dhe migrantët të kalojnë kufijtë e Turqisë.

Kjo sigurisht ka tërhequr vëmendjen e liderëve të BE-së, të tronditur nga fluksi i refugjatëve në 2015-16. Ai ka ekspozuar dobësitë e një blloku që mbetet i paaftë për të hartuar një politikë të re të azilit.

Refugjatët sirianë prej 3.6 milion në Turqi janë një ngarkesë e madhe dhe vendi meriton mbështetje.

Në çdo rast, Evropa nuk ka ndërmend të luftojë përkrah forcave turke.

Historia turke është e mbushur me humbje, në duart e Rusisë. Kjo nuk ka gjasa të jetë ndryshe.

Gjëja më e mire që Turqia mund të shpresojë është një armëpushim i ri.

Udhëheqësit turk i pëlqen ta bëjë Evropën të dridhet me kërcënimet e tij për refugjatët, por është lideri rus ai që po i kërcënon.

Evropianët dhe amerikanët nuk mbajnë më përgjegjësi për katastrofën e Sirisë. Sjellja e Erdogan u ka dhënë atyre një justifikim tjetër që të vazhdojnë kështu.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in

Jo vetëm në Rusi, Hong-Kong...

Edhe demokracitë perëndimore po ‘sëmuren’