MENU
klinika

Mancini: Mendojmë për jetët tani

“Këtë vit apo tjetrin, Europianin e fiton Italia”

15.03.2020 - 20:35

Tema më e diskutuar tashmë pas ndërprerjes së kampionateve është se ku do të ristartojnë sërish dhe nëse Europiani i këtij vitit do të luhet sipas programit. Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka folur për atë që do të jetë fati i Euro 2020 në një intervistë të dhënë për emisionin 90 minuto të Rai-t.

“Të shtyhet Euro 2020? Unë përshtatem. Tani të mendojmë për personat që janë në spital. Ka qenë një javë e vështirë, por duhet të qëndrojmë në shtëpi. Mund të imagjinoj njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre në këto ditë. Është një gjë e tmerrshme.

Do ta kishim fituar këtë vit, do ta fitojmë vitin e ardhshëm. Jemi të hapur ndaj çdo hipoteze, edhe për të luajtur në nëntor. Jam i sigurt se kur do të rifillojmë, do të jetë gjithçka edhe më e bukur, pasi do të rigjejmë lirinë dhe jam i bindur që edhe ne do të arrijmë të bëjmë shumë më tepër”  – u shpreh Mancini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN