MENU
klinika

Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

18.03.2020 - 11:06

“South China Morning Post” raportoi se Kina është afër zbulimit të vaksinës kundër COVID 19. Prodhuesi i vaksinave CanSino Biologics, në Tianjin në verilindje të Kinës, tha se po kërkonte vullnetarë për të marrë pjesë në një provë klinike gjashtëmujore të një trajtimi që kishte zhvilluar së bashku me Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vullnetarët duhet të jenë nga 18 deri në 60 vjeç pa histori të infeksionit me koronavirus. “Vaksina Ad5-nCoV nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një inokulim,” tha Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në kërkesën e saj për vullnetarë.

Njoftimi i saj erdhi një ditë pasi SHBA bëri me dije se kishte nisur testimet për një vaksinë të re. Vaksina po i nënshtrohet provave të kafshëve dhe pritet të hyjë në frazën klinike te njerëzit në mes të prillit.

Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë të vaksinave të koronavirusit dhe ilaçeve të trajtimit kur inspektoi Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake dy javë më parë. Rreth 1.000 shkencëtarë kinezë kanë punuar për vaksinat, me nëntë të zhvilluara përmes pesë qasjeve të ndryshme, duke përfshirë një vaksinë joaktive, një vaksinë të bazuar në vektorin viral dhe një vaksinë gjenesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A është një luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës?

Krizat e sotme/ Si pandemia nxjerr në dritë sharlatanët!