MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Edvin Prifti

Klorokina në trajtimin e SARS – COV-2

22.03.2020 - 12:15

Mu duk jashtezakonisht interesante mbeshtetja e presidentit Trump ndaj kesaj teze. Por Klorokina per trajtimin e Sars-Cov1, eshte nje e vertete qe dihet prej 15 vjetesh.

SARS-CoV2 eshte nje virus me RNA, i cili konsiston ne afersisht 30000 nukleotide, nga te cilat 2/3 sherbjene per te prodhura RNA replikazen dhe 1/3 per proteinat strukturore S (spike), E (envelope), M(membrane) dhe N (nucleocapsid). Proteina S eshte nje glikoproteine transmembranore e tipit I, e cila luan nje rol te jashtezkaonshem ne lidhjen me receptorin, fuzionin me membrane dhe hyrjen e virusit ne qelize. Ketu nje rol te vecante luan ACE2 ose enzima konvertuese e angiotensines 2 e cila duke aktivizuar Ang1-7 dhe kjo e dyta nepermjet receptorit MAS, redukton inteleukinat dhe redukton demin pulmonar nga ana e Sars-Cov2, prandaj disa studime tregojne qe reduktimi i ACE2 eshte i shoqeruar me nje demtim pulmonar me te madh. Futja e SARS-CoV2 ne qelize fillon me lidhjen e proteins S me nje receptor pjesez e ACE2. Qe te realizohet kjo lidhje ndihmohet nga nje enzime e quajtur TMPRSS2 (Transmembrane proteaza serine 2). Pikerisht ne kete nivel vepron nje preparat i cili quhet camostat mesilati i cili eshte perdorur edhe ne trajtimin e Sars-Cov-2 ne Kine.
Kompleksi i krijuar translokohet ne endozome, e cila krijohet si nje proces invaginimit te membranes duke krijuar nje “organel” te re.

Ne kete nivel mendohet se vepron edhe amiodaroni. Pikerisht ne kete nivel vepron Klorokina. Kur klorokina hyn ne qelize ajo perqendrohet ne organet me PH te ulet sikurse jane endozomet, aparati i Golgi dhe lizozomet. Pikerisht ne endozome ajo rrit PH duke ndikuar direkt ne fuzionin e virusit me endozomen. Njekohesisht ajo ndikon edhe ne receptorin pjesez e ACE2 duke bere te mundur qe ACE2 te paraqese pjesen me pak te glikolizuar e cila nuk njihet nga proteina S e Sars-Cov2.

Me pas genoma RNA e virusit futen ne citoplazem. Me pas vete gjenoma e RNA virale sherben per sintezen e mRNA, proteinat virale perkthehen dhe transportohen ne nje kompartiment te caktuar te aparatit Golgi (ERGIC). Nga RNA dhe proteina N ne citoplazem, behet formezimi i nukleokapsidit. Nepermjet ekzocitozes virionet dalin nga qeliza. Pikerisht ketu eshte momenti i dyte qe vepron perseresi Klorokina pra duke ndikuar ne vete kompleksin e ri te krijuar per tu ekzocituar nga qeliza. Pra Klorokina mendohet qe vepron ne te dyja fazat terminale te procesit te infektimit viral te qelizes.

Kjo shkurtimisht per mekanizmin. Personalisht shpresoj shume, edhe pse kjo me duket nje gjetje si veza e Kolombit. Gjithesesi sapo kane filluar studimet ne njerez dhe te shpresojme ne efikasitetin e saj. Duhet patjeter edhe mendimi i mjekeve infeksioniste pasi deri tashme me duket qe teza e klorokines eshte lene pak e menjanuar.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin