MENU
klinika

Letra drejtuar Qeverisë

Klubet e Superiores i kërkojnë ndihmë shtetit

28.03.2020 - 13:47

Futbolli shqiptar po hyn në një kolaps si pasojë e pandemisë së Koronavirusit, që i ka dhënë një goditje të madhe ekonomikës. Pjesa më e madhe e presidentëve të Superiores merren me biznes, teksa bllokimi i bizneseve të tyre, ndikon drejpërdrejt edhe në klubet që ata zotërojnë.

Kësisoj, nëpërmjet një letre drejtuar qeverisë, Liga i kërkon qeverisë ndihmë, për të përfshirë 10 klubet e Kategorisë Superiore, te skema e kompesimit. Nëpërmjet një letre, klubet i janë drejtuar drejtpërdrejt qeverisë shqiptare duke kërkuar që me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në lidhje me këtë situatë të paprecedentë, ka folur edhe kryetari i Ligës, Edvin Libohova, i cili në një prononcim për “Top Channel”, u shpreh:

“Klubet e Superiores, pjesa më e madhe jan sh.a., vetëm dy kanë shoqata. Megjithatë, në një strukturë aksionere që kanë, pejsa dërrmuese financohet nga bizneset. Përveç atyre që janë bizneset vetë aksionerë, janë edhe sponsorët që i mbështetin. Në këtë situatë është normale që këto klube të ndjehen në vështirësi sepse bizneset janë në vështirësi me bllokimin e aktivitetit.

Ndaj jemi në situatën ku pjesa më e madhe e tyre ndjejnë nevojën e një mbështetje financiare të paktën minimalisht për të përballuar detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të klubeve.

Kemi përgatitur një kerkesë që ia kemi dërguar sot kryeministrit, ku kërkojmë në këtë situatë të gjitha klubet e Superiores të futen në listen e bizneseve dhe entiteteve që po mbështeten nga qeveria në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Shifrat vjetorë që një klub shpenzon për të mbajtur një ekip në Superiore fillon nga 500 mijë dhe arrin deri në 1 milion euro”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shulku: Shteti të kompensojë klubet

Skenarët e mbylljes së sezonit në futbollin tonë