MENU
klinika

"Na ke treguar fuqinë e rezistencës"

Koronavirus/ Një letër dashurie për Italinë

23.03.2020 - 09:58

“Qëndroni në shtëpi. Përgatisni makaronat. Bëni FaceTime me gjyshërit. Apeli social vjen nga Gëyneth Paltroë që i shkruan një letër dashurie Italisë, që di të rezistojë, foca shkruan Paltroë.Artistja tregon se ka jetuar momente shumë të bukura në Italinë e bukur. ‘Do të doja që të gjithë ne të dëgjonim lajmërimin e tyre në mënyrë që kjo krizë ë paprecedent të kalojë shpejt’ shton artistja.

Nga Los Angeles Paltrow shkruan një letër prekëse që shoqëron një video sociale:’Udhëtimi im i parë në Itali ishte në 1991, për të xhiruar një film televiziv që do të niste vitin e ri. Lashë punën në restorantin e peshkut të Santa Monica, mora borxh ca para dhe mora avionin. Atje takova një shok të kolegjit dhe kaluam Veriun e Italisë me tren, duke përfunduar në Venecia’, kujton. Pas disa vitesh u ktheva në Itali, në Romë. Në këtë vend kam kaluar momente të mrekullueshme në natyrën e egër të Jugut, me ushqimin e pabesueshëm dhe zemrën e artë të italianëve. Në atë vend kam jetuar momentet me të bukura, por edhe të trishtuara. Babai im ka vdekur në Romë, teksa ishim me pushime për 13-vjetorin e ditëlindjes time, Brad (Falchuk, ndr.) me ka propozuar për martesë pikërisht në Umbria në 2017.

Ajo flet me shumë admirim për mënyrën se si Italia po e përballon këtë emergjencë.’Italia është një Vend që beson thellësisht në artizanatin, në Familjen, në cilësinë dhe në rritjen e produkteve të saj. Ne i prodhojmë fustanet tona në fabrikat e saj dhe shijojmë makaronat me pomodor napolitan dhe vaj ulliri’.

Italia, Kina, Koreja e Jugut, Irani dhe të tjera vende të prekura nga kjo emergjencë të tregohen të fortë, dhe komuniteti të rezistojë. Do të doja që të gjithë ne të dëgjonim lajmerimin e tyre në mënyrë që kjo krizë të kalojë shpejt. Qëndroni në shtëpi. E gjitha kjo do kalojë’.