Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.
Mësohet se ka ndërruar jetë e moshuara e infektuar me virusin vdekjeprurës, që po qëndronte në Spitalin e Durrësit. 73-vjeçarja u nis pak më parë me urgjencë drejt Tiranës, por u rikthye sërish në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, pasi ishte në gjendje të r¡ndë shëndetësore dhe nuk e përballonte dot udhëtimin.
Ajo qëndroi në Spitalin e Durrësit prej shtatë ditësh, ndërsa dyshohet se ka infektuar me virusin vdekjeprurës shumë persona të tjerë, pasi ditët e para është kuruar për pneumoni të rëndë, ndërsa vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ishte infektuar me koronavirus, duke u izoluar.
Kujtojmë se kjo është viktima e dytë shqiptare nga koronavirusi, pasi një tjetër shqiptare është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Itali.