01.03.2020 - 21:16
Përhapja e Koronavirusit në vende të ndryshme të botës ka bërë që gara e Çmimit të Madh të Katarit në Moto GP, e planikuar për t’u zhvilluar më 8 mars në pistën e Losail, të anulohet.
Do të zhvillohen vetëm garat e kategorive Moto 2 dhe Moto 3, duke qenë se skuadrat ndodhen në pistën e Losail për testet dimërore. Vendimi u mor pas rasteve të koronavirus që ka patur orët e fundit në Katar me disa shtetas italianë.
Kjo ka sjellë alarmin në Katar, duke vendosur të anulojë veprimtaritë sportive. Jo vetëm kaq, por qeveria e Katarit ka vendosur të anulojë ardhjen e italianëve në këtë vend dhe të nisë një aplikim karantine prej 14 ditësh për ata që ndodhen aty.