MENU
klinika

Ish-kapiteni kuqezi u drejtohet shqiptarëve

Koronavirusi, Cana këshillon me anë të videomesazhit

10.03.2020 - 14:48

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ndodhet në shtëpinë e tij në Romë, teksa Italia ka shpallur gjendjen e karantinës në të gjitha rajonet, duke zgjeruar rrezen në sajë të numrit të madh të të prekurve nga Koronavirusi (mbi 8000).

Nëpërmjet një videomesazhi, ai apelon të gjithë qytetarët që të ruajnë veten dhe njeri-tjetrin, për të kufizuar kontaktet fizike në mënyrë që të mos lejojmë përhapjen e koronavirusit.

Sakaq, vetë Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka shpërndarë këtë mesazh duke shkruar:

FRIKË JO, KUJDES PO!

DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kuzuar sa më shumë kontaktet zike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak

se 20 sekonda! Të kuzojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura

me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që

krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF nuk përjashton asgjë

Duka: Nuk do marrim kallashin ndaj Koronavirusit