MENU
klinika

Plani i masave

Koronavirusi/ Dhomat e Tregtisë iu vijnë në ndihmë bizneseve

12.03.2020 - 18:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në qarqet Tiranë dhe Durrës i kanë propozuar qeverisë një plan masash për të përballuar dëmet ekonomike të shkatuara nga koronavirusi.

Në letër,  Dhomat e Tregtisë theksojnë nevojën e ndikimit pozitiv nga qeveria ‘për përmirësimin, menaxhimin dhe kapërcimin e situatës së jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi.’

Dhomat kanë propozuar një paketë masash ekonomike, që do t’i jepnin një mbështetje të madhe bizneseve në këtë situatë emergjence, për t’iu kthyer sa më shpejt aktivitetit të tyre:

Plani i Masave:

– Punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen ,të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi I Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj si pas situatës,

– Shtyrja e afatit të dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, pranë Tatim Taksave,

–  Pezullimi i pagesave fiskale, minimumi për dy muaj dhe pastaj sipas situatës,

– Pezullimi i interesave dhe kësteve të kredive të Sipërmarrjes private për një periudhë 3 mujove minimalisht,

– Për të gjitha sipërmarrjet e afektuara nga masat e marra të rimbursohen rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentuar dhe të çertifikuar nga ekspertët,

– Të mos bllokohen llogaritë bankare për efekt të detyrimeve fiskale për afatin e kohëzgjatjes së situatës virale,

-Të mos ndërpriten energjia elektrike, uji dhe shërbimet e tjera bazike për arsye mospagesash,

-Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)