MENU
klinika

Po zhvendoset drejt Hemisferës se Jugut...

Koronavirusi mund të jetë sezonal!

27.03.2020 - 11:39

Mjekët amerikanë njoftojnë se virusi i ri, Co Vid – 19 mund të kthehet në një sëmundje sezonale. Anthony Faucci deklaroi dje se së fundmi po vihen re më shumë raste në hemisferën jugore çka lidhet aty me afrimin e klimës së ftohtë. Nëse kjo ndodh, atëherë sipas tij është e pashmangshme që koronavirusi të kthehet edhe nëse tani ai ndalet.

Faucci, që drejton Institutin Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive ka paralajmëruar se Amerika duhet të bëhet gati për një cikël të dytë.

Virusi ka ende shumë të panjohura, por duhet thënë se mobilizimi i burimeve për luftën kundër tij është i jashtëzakonshëm, edhe pse të gjithë kanë bërë me dije se vaksina, në rastin më të mirë do të kërkojë 18 muaj, çka do të thotë se ajo nuk do të jetë gati deri në tetorin e vitit 2021. Pra kur hemisfera veriore të ketë përballur evetualisht edhe një cikël të dytë me Co Vid 19. Por të gjitha këto janë spekullime teorike dhe duhet të presim për atë që do të ndodhë.