MENU
klinika

Kurti videomesazh qytetarëve

“Koronavirusi po teston shtetin por s’do ju mungojnë ushqimet!”

30.03.2020 - 09:05

Kryeministri në detyrë Albin Kurti i është drejtuar me një videomesazh qytetarëve duke I kërkuar respektimin e masave për parandalimin dhe shpërndarjen e koronavirusit COVID-19.

Nga ballkoni i kryeministrisë, dhe jo ballkoni i shtëpisë, Albin Kurti u kërkon qytetarëve që përgatiten mendërisht dhe këtë situatë ta kalojnë me qetësi me kujdes dhe higjienë të shtuar por pa panic.

“Kjo nuk do të thotë që kjo nuk është situatë serioze, në fakt është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta e fundit para më shumë se dy dekada. Prandaj sonte dua të flas me ju si kryeministër i vendit, që ju më keni zgjedhur me votat e juaja. Si popull jemi testuar shpesh herë se sa të fortë jemi përballë armiqve të dukshëm të padukshëm, por edhe sa të unifikuar jemi përpara sfidave të përbashkëta”, deklaroi Kurti.

“Virusi korona po e teston shtetin, shoqërinë dhe gjithë njerëzimin” thotë më tej kryeministri në detyrë dhe I kërkon qytetarëve që të përgatiten për javët dhe muajt në vijim.

“Në botë tashmë ka një ngadalësim ekonomik për shkak të virusit korona, prandaj duhet të përgatitemi si shoqëri edhe mendërisht për atë që po vjen.”

Kjo është situata më serioze që nga lufta e fundit para dy dekadave thotë Kurti ndërsa nënvizon se gjëndja është nënkontroll dhe qeveria ka pranuar ndihmën monetare nga SHBA e BE për të lehtësuar dëmet nga koronavirusi.

“Ju njoftoj me garanci se Kosovës nuk do i mungojë kurrë as mielli as ushqimet e tjera dhe asgjë të cilën e kemi pasur më përpara. Mos blini më shumë se ju duhet sepse do ju skadojnë a vjetrohen pa konsumuar.

“Gjendja është nën kontroll. Por nuk duhet të tregohemi moskokëçarës. Duhet të bindim veten e familjarët të mos dalim të rrimë në shtëpi me përjashtim të rasteve kur kemi punë e duhet medoemos të dalim.

Ne kemi fatin që jetojmë në epokën e teknologjisë dhe informacionit dhe mund të informohemi në çdo moment, madje të komunikojmë me njëri tjetrin që të mos jemi kurrë vetëm.”

Virusi na ndan por me teknologjine s’jemi vetem

Ka dhe një mesazhi drejtuar qytetarëve por dhe të rinjve për kujdesin që duhet të tregojnë, sidomos ndaj të moshuarve.

“Për shkak të virusit nuk mund të jemi bashkë për shkak të teknologjisë nuk kemi pse të rrimë vetëm. E di sa e vështirë është të rrish mbyllur sidomos familjet e mëdha në banesa me ballkon të vogël apo pa të fare. Ky është një lloj burgu apo arresti shtëpiak që rëndohet në stinën e pranverës, mirëpo nuk është vuajtje aq e madhe të kufizohet dalja për një muaj. Nuk duhet të dilni në rrugë as jashtë banesës pëveçse është e nevojshme.

Nëse ju dilni rrezikoni familjarët tuaj sidomos të moshuarit,

Kujdesi i të moshuarve është baza e qytetërimit. Letërsia e lashtë e moderne, këngët e kreshnikëve, librat e shenjtë na tregojnë se kujdesi ndaj të moshuarve është detyrim për të gjithë.”

Punëtoret u paguhen dy paga, bizneseve 50% qeranë

Kurti tregon dhe planin financiar që qeveria ka për të përballuar pasojat e koronavirusit.

-Për punëtorët e bizneseve që janë mbyllur përkohësisht qeveria do të paguajë për dy muajt e ardhshëm rrogën minimale.
-Personave që marrin asistencë sociale u kemi dhuruar ndihmën e një muaji. Bizneseve të cilëve u ka rënë aktiviteti ekonomik do I ndihmojmë deri në pagesën e 50% të qerasë.
-Mjekë, policë dhe zjarrfikës do I japim shpërblim prej 300 euro në dy muajt e ardhshëm meqë janë në front të luftës.
-Bujqve u kemi dhënë pagesat e prapambetura

-fëmijëve po ua organizojmë mësimin në tv e internet

Asnjë nuk do të mbetet vetëm. Këtë krizë do e kalojmë së bashku të gjitha masat do i marrim bashkë dhe sakrificat do i bëjmë bashkë”

Per ata qe u mungojne kafet me shoqnine

Ka dhe një mesazh për të ata që i mungojne kafet dhe makiatot me shoqnine

“Na ka marrë malli për kafe e makiato me shoqni por nuk duhet me e pagu makiaton në spital sepse është cmim I shtrenjtë. Këtë vështirësi do i kalojmë së bashku. Cka po ju kufizohet juve më kufizohet edhe mua. Nuk është kjo disiplinë për popullin që politikanët të bëjnë ctë duan. Secili anëtar i qeverisë ka të njëjtat kufizime edhe për qytetarët.

Kurti paralajmëron dhe shtim të të prekurve këtë muaj

“Këtë muaj do të hyjmë të kemi një shtim të të prekurve nga virusi dhe pas këtij muaji nëse tregojmë disiplinë dhe kujdesin do të dalim ngadalë me sa më poak dëme.Le të jemi vigjilentë e ta mbyllim sa më herët historinë e kësaj gjëndje për tia nisur më pas të gjithë kësaj pune që kemi lënë në mes më shumë vullnet e besim. ”

Deri tani Kosova shenon 94 te infektuar nje te sheruar dhe një viktimë.