Koronavirusi ka ndikuar në jetën e vendin fqinj të Italisë dhe nuk kishte se si të bënte përjashtim as futbolli. Drejtuesit e Federatës italiane nuk e shohin aspak të përshtatshme që ndeshjet të luhen pa tifozë dhe ky vendim ka sjellë shtyrjen e një sërë ndeshjesh në Kupën e Italisë dhe kampionat.
E fundit ishte një gjysmëfinalet e Kupës mes Juventusit dhe Milanit. Kjo ndeshje u shty për të vendosur një tjetër datë dhe të njëjtin fat do të ketë edhe sfida tjetër e kësaj faze të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në përtej Adriatikut.
Napoli-Inter ishte programuar të luhej ditën e nesërme, duke nisur nga ora 20:45, por me shumë mundësi nuk do të ndodhë kështu. Covid-19 po vazhdon të përhapet e të marrë jetë dhe njerëzit janë të frikësuar.