MENU
klinika

Nga The Guardian

Krahas koronavirusit, shqetësimi tjetër i BE-së është Polonia!

10.03.2020 - 17:27

Britania nuk është vendi i vetëm që preket nga Brexit. Vendimi i saj për të hequr dorë nga anëtarësimi i saj po detyron vendet e tjera evropiane të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me BE.

Midis këtyre është Polonia, tani vendi i pestë më i madh i bllokut për nga madhësia e popullsisë, e cila drejtohet nga partia e djathtë populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) që nga viti 2015. Nisur nga Brexit, një term i ri ka hyrë në ligjërimin politik: “Polexit”.

Pasi pashë rezultatet e referendumit britanik në mëngjesin e 24 qershorit 2016 në Varshavë, unë ndoqa një konferencë shtypi në selinë e PiS. “Brexit është padyshim një ngjarje shumë e keqe,” tha kryetari i partisë Jarosław Kaczyński, i cili konsiderohet udhëheqësi joformal i vendit. “Unë dëshiroj të theksoj që vendi i Polonisë është në BE, pavarësisht nga rezultati i votimit në Britani,” shtoi ai.

Megjithatë, partia qendrore e opozitës Qytetare Platformë paralajmëron se PiS mund të shkaktojë dëme për BE-në në mënyra të tjera.

“Unë nuk mendoj se në të ardhmen e parashikueshme dikush do të guxonte të deklaronte publikisht Poloninë jashtë BE”, tha Donald Tusk, kryeministri i Polonisë nga 2007-2014 dhe ish-drejtuesi i Platformës Qytetare, kur foli muajin e kaluar në Białystok , Poloninë lindore.

Pas më shumë se 15 vjetësh në BE, polakët ende mbeten pro-evropianë. 86% besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, sipas një sondazhi të Eurobarometer në pranverën 2019.

BE shihet si institucioni më i besuar midis polakëve, përpara institucioneve vendase siç janë gjykatat dhe media publike.

Megjithatë, marrëdhëniet e Varshavës me Brukselin janë tensionuar që kur PiS hyri në qeveri.

Polonia ka qenë vazhdimisht në konflikt me institucionet e BE-së për ndryshimet e saj gjyqësore, të cilat Komisioni Evropian ka paralajmëruar se prekin shtetin e ligjit.

Në janar, komisioni i kërkoi gjykatës evropiane të drejtësisë të ngrijë një ligj të miratuar nga parlamenti i Polonisë që lejon qeverinë të largojë gjyqtarët që janë kritikë për ndryshimet e tij në sistemin e tij juridik. Qeveria është përpjekur të heqë poshtë këto akuza, duke pretenduar se gjykatat janë jashtë juridiksionit të BE-së. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ndryshimet gjyqësore të qeverisë polake mund të kenë një ndikim më të gjerë në sundimin e ligjit në Poloni dhe BE.

Duke sfiduar rregullat e BE-së, qeveria polake po vendoset në mënyrë efektive jashtë komunitetit evropian. Dhe duke mos respektuar sundimin e ligjit, Varshava po “shkel” një nga vlerat themelore mbi të cilën u themelua BE.

Edhe pse ka pak mundësi që Polonia të ndjekë gjurmët e Britanisë, udhëheqja e djathtë e vendit mund të trondisë BE-së në një mënyrë tjetër: duke devijuar nga normat e tij dhe duke dobësuar shtetin e ligjit.

“Polexit” i vërtetë mund të mos përfshijë largimin zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, por “shkatërrimin” e tij nga brenda.

Annabelle Chapman është një gazetare me qendër në Varshavë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s