MENU
klinika

Ndërkohë kredia për biznesin..

Kredia për ekonominë/ 2 mld më pak nga Dhjetor 2019

02.03.2020 - 10:39

Kredia pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit janar, megjithatë ngelet në ritme pozitive të rritjes vjetore. Sipas Scan, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredisë për ekonominë arriti në rreth 569 miliardë lekë, afërsisht dy miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e dhjetorit 2019.

Megjithatë, me bazë vjetore kredia ngelet në rritje, me 6% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Segmenti më i shëndetshëm në kredidhënie ngelet ai individëve. Edhe për janarin u regjistrua një rritje e lehtë, ndërsa me bazë vjetore rritja është pranë nivelit 6.5%.

Kredia për biznesin ra lehtë gjatë janarit, duke qenë faktor përcaktues në frenimin e kredisë për ekonominë. Megjithatë edhe ajo ngelet në rritje vjetore pozitive, me 4% më shumë. Në vlerë, kredia për bizneset private ngelet shtylla kryesore e kreditimit, me rreth 59% të portofolit total të huasë. Nëse kredia për individë tashmë dominohet bindshëm nga leku, te huaja për biznesin valuta mbizotëruese është ende euroja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Depozitat e kreditë në valutë

‘Zhgënjen’ de-euroizimi