28.03.2020 - 22:24
Kryeministri francez Edouard Philipe ka parlajmëruar qytetarët e vet se 15 ditët e para të prillit do të jenë shumë më të vështira se sa ditët e mërparshme.
Ai në një konferencë për shtyp tha se tashmë është një përgjegjësi kolektive të mbajmë distancën që të ulej kurba e koronavirusit.
Philipe siguroi se Franca do e kalojë edhe këtë krizë teksa vendi ka regjistruar deri tani 2 mijë e 300 viktima dhe 37 mijë e 575 të prekur.