MENU
klinika

Berat Gjimshiti në Champions

I pari kuqezi në 1/4 finale, ëndrra vazhdon…

13.03.2020 - 17:24

Kualifikimi historik i Atalantës në çerekfinale të Champions League solli edhe një rekord për Kombëtaren shqiptare. Për herë të parë një futbollist që është pjesë e kombëtares kuqezi do të luajë në këtë fazë. Fjala është për mbrojtësin Berat Gjimshiti.

Këtë fat mund ta ketë edhe Elseid Hysaj me Napolin, por do të jetë e vështirë, pasi do të përballet me Barcelonën në Camp Nou. Pasi kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Valencias me rezultatin e thellë 4-1, Atalanta kishte detyrën të ruante atë rezultat të marrë në “San Siro” dhe ia arriti qëllimit me Iliçiç, i cili arriti të shënojë katër gola dhe të dërgojë skuadrën e tij për herë të parë në çerekfinale të Champions League.

Por jo vetëm Iliçiç ka merita për këtë sukses historik. Edhe Berat Gjimshiti me shokë bënë maksimumin e tyre për të gëzuar gjithë bergamaskët, të mbyllur nëpër shtëpia për shkak të përhapjes së koronavirus. Por le të djekim pak ecurinë e Gjimshitit në futbollin Italian…

Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo dhe Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje. Para barazimit kundër Milanit, me golin e Brignoli. Nga këto 14 humbje të ecurisë jashtëzakonisht negative të Benevento, në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Gjimshiti përjetoi 6 prej tyre në formacion.

Tashmë, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champion League. Shqiptari është titullar i një skuadre si Atalanta, e aftë të befasojë tërë Europën. Herë në të djathtë dhe herë në qendër të mbrojtjes me tre të bergamaskëve është ai, shqiptari me pasaportë zvicerane.

Mbrojtësi ynë kuqezi e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Me qetësi, pa pretenduar emrin e madh, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Sapo ishte kthyer nga huazimi i tij te Benevento.

Një vit pozitiv për të, për herë të parë i aktivizuar vazhdimisht në Serie A. Pas ecejakeve në Serie B, gjithçka ka ndryshuar për shqiptarin, që e sheh veten në çereknale të Ligës së Kampioneve. Këto ditë, futbolli italian është ndalur nga “Coronavirus”, por ngritja e Beratit vazhdon. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet

Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola