MENU
klinika

"Kam dëshmitarë"

Kurti: Grenell gënjen, nuk i kam premtuar heqje takse

27.03.2020 - 22:12

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Grenell për planin e shkëmbimit të territoreve duke e përshëndetur për deklarimin kundër.

Por Kurti dhe Grenell duket se përplasen përsëri për taksën.

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi nga SHBA thekson se Kurti ja ka thënë në sy do e heqë taksën, por kryeministri kosovar ka reaguar duke thënë se nuk i ka thënë kurrë se do e heqë taksën pa reciprocitet.

Dhe pikërisht reciprociteti ka qenë dhe fillimi i krisjes së marrëdhënieve te tyre pasi Grenell nuk e donte diçka të tillë.

STATUSI I ALBIN KURTIT

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.