MENU
klinika

"Nuk dihet se a do të mund të mblidhemi..."

Kurti thirrje deputetëve: Ta kalojmë sot buxhetin

14.03.2020 - 16:49

Shkaku i situatës së krijuar nga koronavirusi, pozita ka kërkuar që dy leximet e projektbuxhetit për vitin 2020 të kalojnë menjëherë në seancën që po mbahet sot. Megjithatë një propozim i tillë nuk po përpkrahet nga opozita. Një qëndrim kundër i opozitës ka shtyrë që ta marër fjalën edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se edhe vetë nuk do të dëshironte që të kryhej gjithçka brenda një dite sa i përket buxhetit, por thotë se s’ka siguri që do të mund të mblidhen në një seancë tjetër, meqenëse nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat me përphapjen e koronavirusit.

Kurti ka kujtuar gjithashtu se edhe në seancën e sotme që janë mbledhur janë duke shkelur këshillat e Institutit të Shëndetësisë.

“Situata është e pazakonshme. Ne nuk e kemi hasur një të tillë si qeveri që prej clirimit. Bëhet fjalë për një pandemi botërore. Shpresoj që të ndalim shtritrjen e koronavirusit. Nuk do të donim të bëhej gjithcka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dijmë cfarë do të ndodh me përpahjen e koronavirusit. Edhe kështu qysh jemi, jemi duke i thyer rregullat”, ka thënë Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!